Shkollat pa ngrohje në acar/ Malaj: Histori e përsëritur, shëndeti i fëmijëve në rrezik

12:42, 09/02/2023

Ndonëse jemi në ditët më të ftohta të vitit, mendohet se rreth 100 shkolla në gjtihë Shqipërinë janë pa ngrohje. Ky skandal është pranuar edhe nga vetë ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila fajëson bashkitë për këtë. 

Përmes një reagimi në 'Facebook'  Kushi është kujdesur të mos identifikojë bashkitë që kanë lënë nxënësit pa ngrohje, por vetëm duke i ndarë shkollat sipas problematikave.

Nora Malaj, eksperte arsimi dhe ish deputete, e ftuar sot në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shoreh se kjo është  e patolerueshme por është një histori e përsëritur.

Sipas Malaj Inspektoriati i Arsimit duhet të jetë një institucion i pavarur dhe se vëtëm kështu mund t’i jepet standardi i duhure çdo institucioni arsimor .

“Kjo është një histori e përsëritur dhe ne duhet të ishim në një situatë ku ministria ti kishte të gjitha planet e emergjencës për të menaxhuar situatën për nevojat që kanë dalë. Sipas përfaqësuesve të ministrisë të cilët u treguan shumë të hapur për të parë se deri ku shkojnë situatat, ministria tha se ne, në shtator kemi bërë një kontroll, që këtu hyn në lojë Inspektorati i Arsimit dhe që për mua nuk duhet të jetë pranë ministrisë por pranë Parlamentit.

Duhet të jetë një institucion i pavarur që kontrollon dhe monitoron zbatueshmërinë e ligjit si detyrim kushtetues, për t’i dhënë standardin çdo institucioni arsimor dhe sipas tyre ata thanë që në shtator ne kemi parë situatat dhe ju kemi çuar secilës bashki respektive, detyrat që ata do të realizojnë.

Këtu tani nuk është historia për të hequr përgjegjësitë, kush e ka-kush se ka. Kjo më kujton një histori që kam lexuar në një libër kur isha e vogël,  ‘kush e ka kapuçin’ .

Këtu nuk është historia ‘kush e ka dhe kush e mban kapuçin’ , këtu historia është se çfarë duhet të bëjmë ne që standardi i mësimdhënies të rritet, dhe mbi të gjitha atë që Kushi e tha, që: Për ne ka rëndësi primare shëndeti i fëmijëve.

Dhe këtu shëndet nuk flitet për shëndet biologjik se mos harrojmë se jemi në kohë virozash, sidomos per fëmijët, por mendoni dhe shëndetin mental. Mendoni një fëmijë që nuk shkon dot në shkollë, që ka ngricë , që mund të rrëshqasë gjatë rrugës , që dhe kur kthehet në shtëpi nuk ka kushte për ngrohje , që ngrohet ende me dru nëse mundet (se dhe kjo është e vështirë që ta sigurojë çdo familje), në kequshqyerjen që ka, kjo duhet të kthehet në kryefjalë dhe në një domosdoshmëri” u shpreh Malaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco