Tiranë/ 20 vjeçari humbi jetën në aksident, arrestohet shoferi që shkaktoi tragjedinë

Tiranë/ 20 vjeçari humbi jetën në aksident, arrestohet shoferi që shkaktoi tragjedinë

10:02, 03/02/2023

Është arrestuar nga policia shoferi që ka shkaktuar aksidneitn ku humbi jetën 20 vjeçari. Enjon Saliaj

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku. 

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. 

Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 20 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco