Proçedohet penalisht 49-vjeçari, i zbulohen në valixhe 42 300 euro

Proçedohet penalisht 49-vjeçari, i zbulohen në valixhe 42 300 euro

14:15, 28/01/2023

Policia e Rinas ka proceduar penalisht një person pasi në çantën e tij u gjetën rreth 44 mijë euro të padeklaruara.

Njoftimi i policsë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco