Unaza e Madhe/ Banorët: Veliaj po mashtron, ne nuk i lirojmë banesat, do i mbrojmë edhe me forcë

Unaza e Madhe/ Banorët: Veliaj po mashtron, ne nuk i lirojmë banesat, do i mbrojmë edhe me forcë

10:45, 28/01/2023

Banorët e Laprakës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjet që do të bëhen në zonë e tyre në kuadër të  projektit “Unaza e Madhe”.

Banorët në protestë shprehen se nuk po jepet asnjë zgjidhje pasi nuk është e drejtë që të largohen nga shërbimet që ata janë duke marrë. Po ashtu, ata janë shprehur se do të kundërshtojnë edhe me forcë nëse është nevoja.

"Janë duke u mashtruar njerëzit që të lirojnë ambientet me një kontratë që ishte paçavure. Në kontratën që unë lexova thuhej se do të përfitosh tre vjet bonus qiraje. Në vitin e parë do të përfitonim 100% të vlerës të qerasë, në vitin e dytë do të përfitonin 60% ndërsa në ditën e tretë 40% të vlerës. E gjithë qareja e plotë po ti bashkosh janë vetëm për dy vite në total nga 230 mijë lek sa është vlerësuar.

Ne kërkojmë nga Bashkia e Tiranës, ARRSH dhe kadastra që të mos veprojnë në këtë zonë pa marrë zgjidhje të gjithë banorët me ose pa dokumenta.

Banorëve u është dhënë ultimatum që duhet ta lirojnë banesën sepse në të kundërt do të ndërhyhet nga IKMT, e gjithë ajo që po zbatohet këtu është përça e sundo. Ata të cilët nuk kishin dokumenta pronësia janë thirrur nga kryetari i njësisë administrative Laprakë që  nëse nuk do të lironin shtëpitë do të ndërhyjë IKMT dhe nuk do të përfitojnë as bonus qeraje, ky është një mashtrim që  i bëhet sepse nuk kanë dijeni për ligjet. Në padijeni e sipër janë dhënë disa firma.

Ne i bëjmë thirrje oligarkut të preferuar të Ramës, Sallirarit, ARRSH dhe Bashkisë së Tiranë të mos bëjnë asnjë veprim derisa të zgjidhen të gjitha problematikat  janë këtu. Ajo që ofron bashkia e Tiranës përpos bonusit të qeras është banesa sociale , banesa nuk është e jotja, VKM thotë se njerëzit do të trajtohen me bansesë sociale dhe njerëzit do të marrin pronën e tyre.

Bashkia nuk del dot mbi VKM duke mashtruar njerëzit ndaj i themi qoftë edhe për informim publik se ato banesat nuk janë të tuat sepse pas disa vitesh bashkia do të nxjerrë jashtë sepse kanë ndryshuar politikat e bashkisë mbi këto politika. Nëse nuk zgjidhet problematikat ne nuk do të firmosim asnjë shkresë dhe mashtrim nga bashkia dhe Erion Veliaj.

 Nëse Veliaj thotë se do ju trajtojmë si në Kombinat, sot ata janë në gjyq. Doja të ngrija do shqetësim dhe se pronat po kalojnë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. I bie që prona ime nesër të dalë në pronë të Bashkisë. Nga emrii kalon bashkisë. Ne kemi 30 vjet që jetojmë në këtë zonë. Nëse do Bashkia e Tiranës të bëjë, të marrë oligarkët e vetë dhe të bëj pallate dhe ti strehojë. Marrin zgjidhje gjithë njerëzit. Jo kështu, që ti largojë nga shërbime që merr sot”, tha një nga banorët e prekur nga ky projekt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco