Elbasan/ Vetura bie në humnerë, humb jetën një person, dy të plagosur

Elbasan/ Vetura bie në humnerë, humb jetën një person, dy të plagosur

10:19, 20/12/2022

Nje aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku për pasojë 1 person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco