Shkodër, çlirohen nga uji 200 ha tokë, mbeten të përmbytura 2000 ha

Shkodër, çlirohen nga uji 200 ha tokë, mbeten të përmbytura 2000 ha

08:31, 20/12/2022

Përmbytja në bashkinë e Shkodrës është pakësuar me 200 ha, megjithatë 2150 ha mbeten ende nën ujë. Ka ende rrugë fshatrash të pakalueshme dhe ujësjellësi Oblika nuk janë vënë ende në punë. Situata nga raportimet e orës 8.00, datë 20.12.2022 është si më poshtë:

1.Kuota e Drinit:  6.30 m nga 7.50 m që është kuota max

2.Kuota e liqenit: 8.78 nga 8.70 m që është kuota max

Sipërfaqja e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është 2150 ha me një rënie prej 200 ha me orën 8.00 të ditës së djeshme. Banesa me prezencë uji në oborre e stalla është në total 50.

Njësia Ana e Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1200 ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet. Niveli 70 cm, ka rënie me 15 cm me ditën e djeshme. Kalueshmëria vetëm me mjetet e larta të ushtrisë.

Ujësjellësit Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.

Njësia administrative Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, pasi uji arrin në lartësinë 70 cm. Sipërfaqja e tokës e përmbytur është 700 ha, në Bërdicë 100 ha, në Velipojë 150 ha.

Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë së Shkodrës janë prezente në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco