VIDEO/ Edi Rama sulmon SYRI TV për pasqyrimin e denoncimeve

19:26, 19/10/2022

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi nga Gjirokastra se nuk do të rrisë pagat e pedagogëve pavarësisht protestave të tyre. Ai akuzoi sindikatën e pedagogëve se drejtohet nga anëtari i SHIK-ut. Rama sulmoi SYRI TV për pasqyrimin e denoncimeve, e ndërkohë edhe mediat e tjera se po i përdorin ato si gjoba ndaj qeverise

Nga SYRI TV

Zinxhir foltoraxhinjsh i cilësoi kryeministri Rama pedagogët, të cilët prej ditësh po protestojnë për rritje pagash dhe financim për kërkimet shkencore. Nga Gjirokastra, Rama akuzoi sindikatën pedagogeve se drejtohet nga anëtar i SHIK-ut ndërsa deklaroi se nuk do të rrisë pagat e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Syri Televizion për pasqyrimin e denoncimeve të qytetarëve, ndërkohë mediat e tjera se po i përdorin për gjobvënie.

Deklaratat kreu i qeverisë i bëri nga Gjirokastra në kuadër të turit të takimeve në bashkitë e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco