Andi Bejtja-Ramës: Të paktën e di që SYRI bën lajme që nuk të pëlqejnë

Andi Bejtja-Ramës: Të paktën e di që SYRI bën lajme që nuk të pëlqejnë

19:21, 19/10/2022

Kryeministri Edi Rama pësoi dy momente lajthitje sot në Gjirokastër, kur tha se nuk ka televizion qeveritar në Shqipëri.

Deklarata e tij ka shkaktuar shumë ilaritet online. Por ai gjeti sërish momentin të sulmojë SYRI TV se përse bën kronika problematike. 

Drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja reagoi me një postim online.

“Hajt më, të paktën qenke dhe ti i ndërgjegjshëm byrazer që Syri Televizion nuk vë gjoba, por bën vetëm lajme që nuk të pëlqejnë, në rregull jemi dhe me standardin tënd dhe me tonin, se me publikun po e po....

SYRI TELEVIZION, SYRI JUAJ”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco