‘Drejtuesi i pedagogëve ish-punonjës i SHIK’/ Meta: Mjaft denigrimit neokomunist

‘Drejtuesi i pedagogëve ish-punonjës i SHIK’/ Meta: Mjaft denigrimit neokomunist

18:54, 19/10/2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave kund drejtuesit të Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi se ka qenë punonjësi i SHIK. Meta shkruan se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist dhe se ka ardhur koha që zëri i pedagogëve të dëgjohet më shumë dhe jo qeveria të heshtë.

‘Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme.

Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin.

Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave! Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve’, shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco