Vijon bojkoti në universitetet e rretheve, pedagogët-Ramës: Nuk kemi frikë nga kërcënimet

18:22, 19/10/2022

Protesta për të drejtat e pedagogëve vazhdon ende të jetë aktive. Në disa universitete në rretheve, pedagogët bojkotuan mësimin. Në një intervistë për mediat pedagotët e Universitetit të Korçës, u bën thirrje kolegëve të bashkohen në protestë, duke thyer frikën ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Për mendimin tim nuk dalin këtu sepse kanë frikë.  Nëse do të vërtetojnë të kundërtën le të vijnë këtu me ne. Për mendimin tim ishte një kërcënim që u bëri pedagogëve rini aty sepse unë do tju kontrolloj.” u shpreh një pedagog i Universitetit të Korçës

Sipas tyre, kryeministri po bën presion me vetting të pasurisë së pedagogëve, por kjo nuk do të ndal protestën.

Bojkoti vijoi edhe në Elbasan, ku pedagogët u shprehën se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

“Qeveria duhet ti japi një zgjidhje kësaj situate sepse nxënësit duhet të fillojnë shkollën. Shollat duhet të ecin normalisht, por nuk mund të ecin gjërat normalisht nëse nuk mund të plotësohen disa kërkesa elementare.”

Edhe në Durrës, mësimi u zhvillua deri në orën 10, më pas pedagogët bokotuan. Pedagogët e këtij Universiteti shprehen se deklarata e djeshme e kryeministrit ishte një presion i drejtëpërdrejtë.

“Ditën e sotme nuk është zhvilluar procesi mësimor në lidhje me presionin, presion të drejtëpërdrejtë nuk kemi pasur, por deklarata e kryeministrit ditën e djeshme, deri diku ka qenë presion”

Bojkot u zhvillua dhe në universitetin e Shkodrës, ndërkohë Vlora dhe Gjirokastra kanë vijuar mësimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco