Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Durrës

Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Durrës

17:47, 19/10/2022

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit nga policia një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete në bregun e detit.

Nga dyshimet e para i riu mendohet se ka ndërruar jetë nga një infarkt ne zemër.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco