SYRI TV/ Rama vijon talljen me familjet shqiptare: Çmimi i energjisë do varet nga moti

17:07, 19/10/2022

Nga Gjirokastra, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe operatorët turistik, Rama deklaroi se fasha 800 kilovat për orë e energjisë elektrike do të varet nga kushtet e motit dhe kursimi i shqiptarëve.

Kreu i qeverise premtoi dyfshimin e buxhetit në vitin elektoral, dhe pagë minimale 40 mijë lekë në muaj. Gjatë fjalës së tij Rama  fajësoi fermerët për falimentimin, ndërsa nuk kurseu as akuzat ndaj mediave.

Çmimi i energjisë elektrikë në vend do të varet  nga ecuaria e motit dhe kursimi i qytetarëve. Kështu deklaroi  kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me operatorët turistik në Gjirokastër, nga ku theksoi se do të bëhet cmos që të shtyhet vendosja e fashës 800 kë në muaj.

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë subvencionim për qyetarët, Edi  Rama paralajmëroi se në buxhetin e ri të vitit elektoral, do të ketë mbështje të vecantë për ta. Ai deklaroi se edhe paga minimale 40 mijë lekë do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar.

Ndërsa për situatën e vështirë të bujqësisë në vend, ku prodhimet hidhen në kanale për shkak të mungesës së tregut,  kryministri Rama bëri përgjegjës fermerët, të cilët sipas tij prodhojnë pa studiuar tregun.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi edhe mediat në vend. Sipas tij ato transmetojnë vetëm zërat kritik ndaj qeverisë, si gjobë për të përfituar financiarisht.

Sulmet Edi Rama nuk i kurseu as për opozitën, për të cilën tha se ankohen nga kafenetë për Shqipërinë në rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco