Tatimet nisin kontrollin e pagave të pedagogëve, Rama: Vetting pedagogëve

17:00, 19/10/2022

Një ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama se do të kontrollonte pasurinë e Pedagogëve, tatimet kanë nisur zbatimin e urdhrit duke zbarkuar në Universitete. Syri Tv siguron dokumentet e Drejtorisë së Tatimeve drejtuar universitete ku i kërkon deklarimin e pagesave të pedagogëve dhe të ardhurave të tjera të tyre.

 Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë vetting për pedagogët, urdhri i tij është venë menjëherë ne zbatim. Duke mos pritur as 24 ore nga deklarata e kreut te qeverise  në universitete kanë zbarkuar punonjës të drejtorise se Tatimeve të cilët kanë nisur aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve. Siç shihet në dokument inspektorët e Tatimeve udhëzohen që të marrin në pyetje pedagogët dhe bashkë me ta të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, për nivelin e pagës që marrin.

Në shkresën që u ka shkuar universiteteve nga drejtoria e Tatimeve shkruhet

Kontrolli i vetëdeklarimeve mbi nivelin e pagave, llogaritjes, mbajtjes dhe derdhjes së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesi si dhe kontrollit në funksion të faktorëve të riskut, ky tatimpagues nga Analiza e Riskut, rezulton me pagë më të ulët se mesatarja nga sektori i Arsimit, nxjerrë nga Drejtoria e Menaxhimit të Rriskut në zbatim të Vendimit të Komitetit të Përmbushjes nr.31, datë 29.07.2022, për planin sektorial mbi kontrollin e informalitetit të pagave.”

Ky inspektim ndaj vetëdeklarimit të pagave të pedagogëve vjen në një kohë kur ata janë ngritur në protesta në disa Universitete të vendit, për rritjen e pagave. Po ashtu, inspektorët udhëzohen që menjëherë pas deklarimeve të pedagogëve mbi pagën, të bëhet dhe verifikim i arkës së parave në Universitete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco