‘Primaret’, Duma: Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që të na çojnë drejt bashkimit

‘Primaret’, Duma: Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që të na çojnë drejt bashkimit

21:12, 18/10/2022

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, në një deklaratë të dhënë për mediat pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj force poltike shprehet se fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët, ndërsa theksoi se 'fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt bashkimit'.

“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flasë më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt  bashkimit”- tha Duma.

Më tej deputetja theksoi se e rëndësishme është që diskutimet e Grupit Parlamentar të PD, të çojnë në krijimin e një bashkësie të vetme.

“Sot nuk është diskutimi se çfarë bën Grupi Parlamentar i PD-së, por nëse ajo që bënë me veten Grupi Parlamentar çon në shkrirjen dhe në krijimin e të njëjtës bashkësi jo formale por reale në strukturat e PD-së.

Unë personalisht do të jem për primaret dhe për primaret e thella.  Sesa thellë primaret do të maksimmizojnë  varet nga ne se cilat mekanizmi do të përdorim. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse”- theksoi Duma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco