Primaret/ Berisha: Do mirëpriten propozimet e aleatëve. Protestat e fuqishme domosdoshmëri!

17:02, 18/10/2022

Partia Demokratike ka çelur sot zyrtarisht procesin e primareve për kandidatët që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet lokale. Kryesia e Partisë Demokratike ka përcaktuar sot modalitetet për këtë proces, ku do të përfshihen edhe simpatizantët, regjistrimi i të cilëve pritet të nis nga nesër. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ky proces e bënë këtë forcë më demokratike e më të hapur. Berisha theksoi se ky proces do të shkojë paralel me organizimin e protestave për t’ju kundërvënë regjimit të Edi Ramës. 

Syri Tv

Partia demokratike celi sot zyrtarisht procesin e primareve për kandidatët që do të përfaqësojnë opozitën ne zgjedhjet vendore.

Në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se PD do të jetë më e hapur dhe më demokratike.

Në këtë proces ku do të përfshihen edhe simpatizantët, regjistrimi i të cilëve pritet të nis nga nesër.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ky proces e bën këtë forcë më demokratike e më të hapur.

Nga ana tjetër kreu i PD u ndal edhe te protestat. Sipas berishës ato janë domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standard dhe vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët.

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratat e Edi Rames qe tha se Shqiperia do prese studente te huaj ne universtetet e vendit.

Berisha kërkoi nga Rama të lëvizë mesataren për studentët që duan të hyjnë në universitet, ose të largohet nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco