Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, humb jetën 44-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, humb jetën 44-vjeçari

08:04, 07/10/2022

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Tiranë- Durrës.

Sipas njoftimit paraprak nga Policia e Durrësit, një automjet i drejtuar nga H.P, 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka dërguar një ekip në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e aksidentit fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco