Berisha: Rama përflitet për lidhje me kartelet e drogës! Administrata u shndërrua në serë hajdutësh...

19:56, 03/10/2022

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim të organizuar me të larguarit nga puna, u shpreh se qeveria e Ramës nuk ka asnjë dallim nga një bandë kriminale.

Berisha tha se kryeministri Rama përflitet për lidhje me të gjithë kartelet e drogës ndërsa shtoi se ai firmosi aferë 430 mln euro të inceneratorëve vetëm për të mbushur valixhen e tij.

"Shpërblimi më i pamerituar, nga kush? Nga ata të cilët nuk dallojnë nga një bandë. Çfarë ka banditi Taulant Balla me Sharrën e Elbasanit?

Përkundrazi, më i rrezikshëm është ky në Parlament. Çfarë ka Edi Rama, i cili rezulton dhe përflitet për të gjitha kartelet e mëdha të drogës?

Shteti për të cilin ju kontribuuat, është i tëri i shpërbërë. Arsimtarë të nderuar, njerëz të cilët me pasion e përkushtim punuan si misionarë u flakën në rrugë për tu zëvëndësuar me injorantë.

Administrata nga një lokomotivë e zhvillimit u kthye në serë hajdutësh e të korruptuarisht. Kur Rama firmos në kundërshtim me ligjin, për 430 mln euro djegësat, duke i thënë drejtoria përkatëse se s'mund të firmoset, dhe firmos vetëm për të mbushur valixhet e tij.

Çfarë pret nga punonjësit? Zinxhir shkojnë ata. Sot administrata edhe njëherë e them, është shndërruar në serë që përgatit hajdutë, hajdutë dhe vetëm hajdutë."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco