Berisha: Çmimin e energjisë për bizneset do ta rikthejmë në 6 lekë, aq sa ishte në qeverisjen tonë

18:55, 28/09/2022

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në një takim me sindikatat në Tiranë se çmimin e energjisë për bizneset do ta rikthejnë në 6 lekë, aq sa ishte në qeverisjen e demokratëve.

Sali Berisha tha se qeveria e Ramës po falimenton bizneset ndërsa shtoi se kreu i qeverisë vetëm mashtron, duke kujtuar rastin se në Zvicër dënohesh me burg nëse e çon më shumë se 19 gradë temperaturën e ngrohjes.

Këta po i falimenton bizneset. Ne e kemi shitur energjinë me 6 lek për biznesin. E kanë çuar në 200, e tani do e çojnë në 400 lekë. Asgjë më vrasëse sidomos për ndërmarrjet nxjerrëse nuk ka se kjo. Pse e vendosëm ne atë çmim, 6 lekë. Edhe Gjermania e kishte 6 lek, por edhe vendet e tjera të zhvilluara çmimin e kishin rreth këtij çmimi.

Edhe biznesit të vogël, tani i rritet çmimi. Ju garantoj se çmimi i energjisë do të kthehet në 6 lekë, aty ku ka qenë. Një nga faktorët më tërheqës për të huajt ishte dhe çmimi i energjisë dhe Shqipëria nuk humbiste asnjë qindarkë, pasi kostoja e prodhimit në digë është 0.9 lekë. Dhe ky tani mashtron, e mashtron, dhe thotë se e hoqi ujin e ngrohtë në shkolla. E hoqi se e ka me gaz ngrohjen. Zvicra të dënon me 4 vite burg nëse e çon më shumë se 19 gradë, gënjeshtra të një mendësie totalitare.

Lidhur me rrogat, arsim shëndetësi. Jo dyfishimi, por mbidyfishimi i rrogave do të jetë objektivi ndër më të parët. Përndryshe nuk do të kemi as arsim e as shëndetësi. Jemi duke shkuar drejt asgjësimit. Para 1 muaji një institucion nga më seriozët e gjeti Tiranën në vendin e 245 për sistemin shëndetësor më të keq në botë. Problemi është se ata që nuk janë të sëmurë nuk e dinë këtë, por ata që kanë të sëmurë apo që janë të sëmurë, ata e pësojnë.

Pse vdiqën shqiptarët, 250 % më shume se mesatarja evropiane nga Covid. Pikërisht nga sistemi shëndetësor. Sepse njerëzit u lanë të mjekohen nëpër shtëpia kur nuk kishin para dhe i mori virusi. 20 mijë, sikur të ishte fushëbetejë. Vidheshin me tendera sekretë, paratë e ilaçeve, të maskave etj. Dhe ajo që e ka bërë këtë, merr mandatin e dytë si ministre.

Doktor, unë jam i vetëdijshëm për gjendjen dramatike në të cilën ndodhet sot shëndetësia, por thirrja ime është për mësuesit, mjekët, infermierët, të organizohemi për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe, ti dalim zot vetes, të vrasim frikën sepse po shkatërrohen sisteme jetike për shqiptarët. Po shkatërron shkollat, arsimi, spitali e shëndetësia.

Sot mësuesit shqiptarë duhej të merrnin 3 herë më shumë sepse ka marrë 500 miliardë  lekë borxh ua ka vënë shqiptarëve në supe dhe çfarë u ka dhënë, asgjë. Prandaj do të bëjmë gjithçka për të gjitha profesionet.

Pse nuk është ushtria. Oficerë madhorë shkojnë e bëjnë kamerierin pasdite. Komisarët shkojnë e bëjnë rojën e sigurisë në lokale.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco