Masakroi për vdekje fqinjin/ Gjykata lë në burg Alban Menerin, autori i ngjarjes pretendon se...

Masakroi për vdekje fqinjin/ Gjykata lë në burg Alban Menerin, autori i ngjarjes pretendon se...

12:25, 03/08/2022

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Mnerin, i cili mori jetën fqinjit të tij Nikolin Stakës, pasi e goditi me grushte.

Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur. Por, ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë i dehur kur është konfliktuar me viktimën. Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukieren. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.

Në këto momente ka dalë në dritare 56-vjeccari, Nikolin Staka me profesion mësues, e në përpjekje për të shuar konfliktin, viktima i ka kërkuar 51-vjeçarit të mos debatonte me një grua. Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushta në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemoragjisë së brendshme humbi dhe jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco