VIDEO/ Shihni si ka përfunduar BMW-ja brenda Gjykatës së Dibrës

22:00, 01/08/2022

Një aksident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Peshkopisë. 

Një automjet tip 'BMW' humbi kontrollin dhe përfundoi brenda ambienteve të Gjykatës së Dibrës. 

Syri.net sjell pamjet e këtij aksidenti. 

Makina ka thyer kangjellat rrethuese të institucionit dhe përfundoi në oborrin e Gjykatës, duke përplasur edhe G.D, punonjësin e shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim. 

Ai ka mbetur i plagosur, ndërsa policia thotë se është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur gjithashtu, i cili pas mjekimit do shoqërohet në komisariat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco