VIDEO-SYRI TV/ Vrau ish-bashkëjetuesen për xhelozi, Ramis Mici nuk pendohet për krimin

17:11, 01/08/2022

Ramis Mici, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

Mësohet se 37 vjeçari ka pranuar para policisë  dhe prokurorit të çështjes autorësinë e krimit, por nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet.

Jetlira Elezi mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën para disa ditësh dhe i kishte thyer telefonin. Policia e Elbasanit reagoi zyrtarisht pas denoncimeve nga fqinjët dhe familjarët se e reja kishte urdhër-mbrojtje.

Sipas Policisë, në komisariat i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij. Blutë e Elbasanit pretendojnë se kanë patur komunikim me të dy të rinjtë deri ditën para vrasjes, dhe dukeshin të qetë. Kur ata janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara.

 Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco