'Za Fest' nuk erdhi nga hiçi, po lindi dhe u rrit nga bashkia e Shkodrës, z. Kryeministër!

'Za Fest' nuk erdhi nga hiçi, po lindi dhe u rrit nga bashkia e Shkodrës, z. Kryeministër!

11:29, 31/07/2022

Bashkia e Shkodrës ia ka kthyer flakë për flakë, përgjigjen, kryeministrit Edi Rama që në vlerësimin e tij për një festival rinot, Za Fest që mbahet në këtë qytet, ka tentuar që t’ia zhveshë të gjitha meritat bashkisë së qytetit demokrat, që nuk ia dha votën ne zgjedhjet e fundit.

Ardit Qylybuli në një shënim të publikuar në Fb, ia ka bërë të qartë kreut nihilist të Qeverisë se “fakti që eviton ta përmendë bashkinë Shkodër, është dëshmia më e mirë e asaj politike që në këto 9 vite ai ka ndjekur ndaj këtij rajoni.”

Postimi i Ardit Qylybulit

"Za Fest në Shkodër nuk lindi dje dhe as nuk erdhi nga hiçi. Për ata që sot duan ta shesin sikur ky festival po vjen prej tyre, e duke ia veshur individëve të caktuar meritën e organizimit, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ndjekin rrugën e zakonshme të dezinformimit për interesa politike.

Që në hapat e parë kur ky projekt lindi dhe u prezantua, në dyert e bashkisë Shkodër gjeti mbështetjen maksimale dhe pa asnjë rezervë sepse erdhi nga një bir i këtij qyteti dhe me dëshirën e mirë për t’i dhënë diçka të bukur Shkodrës së të parëve të tij.

E pa diskutim që bashkia Shkodër e përqafoi dhe i dha të gjithë mbështetjen institucionale. Këtë gjë e bëri edhe sivjet kur kemi arritur në edicionin e gjashtë të tij dhe “Za Fest” është konsoliduar e ka krijuar traditën e tij të bukur.

Jo vetëm financiarisht, por me çdo instrument të mundshëm që ka në duar bashkia Shkodër, është investuar për ta mbështetur këtë event, prandaj jo më kot pas Delegacionit të Bashkimit Europian, jemi institucioni i dytë për nga suporti.

E bëjmë këtë gjë me një vizion të qartë për t’i dhënë më të mirën Shkodrës, shtëpisë tonë ku kemi vendosur të ndërtojmë të ardhmen.

Fakti që kryeministri i vendit eviton ta përmendë bashkinë Shkodër, është dëshmia më e mirë e asaj politike që në këto 9 vite ai ka ndjekur ndaj këtij rajoni.

Në fakt një kryeministër i përgjegjshëm do të duhej së paku të mos luante rolin e një nihilisti për interesa meskine, sepse sikur asgjë tjetër, mjaftojnë dokumentet zyrtare për të dëshmuar rolin dhe mbështetjen që çdo institucion ka dhënë.

Duke përgëzuar organizatorët që edhe këtë edicion na dhanë një produkt të bukur që i dha za, Shkodrës, i garantojmë se do të jemi mbështetje e vazhdueshme për të mbajtur të fortë e me risi dhe surpriza këtë "patentë" të qytetit tonë.

Deklarata e Ramës në Fb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco