Shëngjin, Policia kufitare bllokon 9 mjete lundruese që rrezikonin pushuesit

Shëngjin, Policia kufitare bllokon 9 mjete lundruese që rrezikonin pushuesit

09:37, 31/07/2022

Policia Kufitare e Shëngjinit ka bllokuar dhe gjobitur pronarët e nëntë mjeteve lundruese për mungesë dokumentacioni. Masa është marrë pas vëmendjes që iu kërkua policisë në plazhe për të mbrojtur pushuesit nga mjetet lundruese, që së paku në dy raste javët e fundit në Jalë rrezikuan jetë njerëzish.

SYRI TV citoi komisar Emiliano Resulajn, që bëri të ditur se 9 qytetarë janë penalizuar deri tani për  thyerje të rregullave detare me masë administrative deri në bllokim te mjetit lundrues.

Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja për jetën e turistëve në det përgjatë këtij sezonin turistik, por në plazhet e Lezhës deri më tani nuk ka pasur raste të tilla.

Problem tjetër gjatë sezonit veror në plazhet e Lezhës mbetet muzika e lartë.

Sipas Zëvendës Shefit të Komisariatit Lezhë, komisar Pashk Pervata janë verejtur disa probleme muzikën për të cilën ende nuk është gjetur bashkëpunim i plotë me institucionet në lidhje me certifikimin e ambienteve me muzikë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco