Korçë/ Qarkullonte me pistoletë në brez, i riu sheh policinë dhe hedh armën në kosh, arrestohet pas disa minutash

22:57, 29/07/2022

Kapet nga policia një person i cili qarkullonte me armë zjarri në brez. Ngjarja u regjistrua pak minuta më parë në lagjen 14 të qytetit të Korçës.

Policia ka konstatuar këtë shtetas me armë në brez dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij i cili sapo ka parë policinë ka hedhur armën në koshin e mbeturinave dhe është kapur pak metra më tutje.

Emri i personit të arrestuar momentalisht nuk bëhet i ditur dhe është shoqëruar në komisarit.  Forca të shumta policie duke bërë krehjen e zonës për të parë nëse ka pasur sende të tjera të jashtligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco