Banorët e fshatit Çiflik: Jemi në gjendje katastrofike, plehrat kanë 10 vite që nuk pastrohen

22:01, 29/07/2022

Banorët e fshatit Çiflik në bashkinë e Dimalit kanë apeluar për ndihmë në media pasi mungesa e koshave të mbeturinave dhe hedhja e tyre kudo në zonë po I sëmur dita ditës. Sipas tyre era e keqe kundërmon kudo por edhe pse e kanë bërë me dhjetra herë problem në bashki kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë.

Mungesa e koshave të mbeturinave dhe mospastrimi I ambjenteve publike nga bashkia e Dimal ka bërë që banorët e fshatit Çiflik të apelojnë për ndihmë.

Të intervistuar nga Syri banorët shprehen se,janë duke bashkëjetuar me plehrat pasi prej më shumë se 10-vjetësh nuk pastrohen asnjëherë nga bashkia.

Banorët pohojnë se ata janë ankuar disa herë në bashkinë Dimal por nuk janë pritur nga askush dhe s’kanë marrë asnjë përgjigje.

Sipas banorëve,edhe ata tregtar që dikur vinin në zonë për të blerë produktet e tyre vitet e fundit janë pakësuar pasi panorama që të ofron ky vend lë për të dëshiruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco