Rama sulmon BE-në nga Kievi dhe refuzon kërkesën e Zelensky

Rama sulmon BE-në nga Kievi dhe refuzon kërkesën e Zelensky

10:18, 16/06/2022

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç zhvilluan një vizitë në Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky. Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Rama sulmoi sërish Bashkimin Europian duke e fajësuar për bllokimin e hapjes së negociatave. Nga ana e tij, presidenti Zelensky kërkoi nga perëndimi miratimin e shpejtë të paketës së 7-të të sanksioneve ndaj Rusisë. 

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kiev, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Shefi i qeverisë shqiptare ka shfrytëzuar konferencën për gazetarët me presidentin Zelensky dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç për të sulmuar sërish Bashkimin Europian duke e fajësuar atë për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Komentet agresive të Ramës ndaj Brukselit erdhën në kontekstin e kërkesës së Ukraines për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky tha se si Ukraina ashtu dhe vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë në Bashkimin Europian dhe bëri thirrje për miratim sa më të shpejtë të paketës së 7-të të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Pavarësisht se Mali i Zi është në një stad tejet te avancuar në rrugën drejt BE, kryeministri Abazoviç ka reflektuar takimet e shumta të zhvilluara me Edi Ramën gjatë javëve të fundit. Kjo u duk në komentet e tij kritike ndaj Brukselit zyrtar.

Gjate vizitës në Kiev, kryeministri Rama zgjodhi të shoqërohej vetëm nga ministrja Elisa Spiropali, Drejtori i Komunikimit Endri Fuga dhe gazetaret Baton Haxhiu e Ben Blushi.

 

Kryeministri Rama, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim të vizitës, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi u pritën në një takim zyrtar nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, pjesë e të cilit në mënyrë virtuale u bë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Kjo vizitë, e cila do ketë kosto të larta, duke nisur që nga udhëtimi me avion personal e deri te masat e sigurisë, vjen disa javë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë.

Ai kërkoi që qeveria shqiptare të ndalojë vizitat e turistëve dhe biznesmenëve rusë. Zelensky po ashtu tha se nuk duhen lejuar anijet ruse në portet shqiptare.

Megjithatë, Rama mbërriti në Kiev pa i plotësuar këto kërkesë themelore të presidentit ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco