Kuvend/ Miratohet projektligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit

Kuvend/ Miratohet projektligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit

20:23, 23/05/2022

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim. Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit, se krahas Parkut të Butrintit, Edi Rama ka parashikuar ndërtimin e 620 vilave te Kepi i Stillës dhe resorte turistike në vendin e quajtur Gjiri i Manastirit.

Ndër të tjera Berisha theksoi se Edi Rama nuk e bën për gjë tjetër veçse për të kënaqur ambicien e tij korruptive.

Ekspertë dhe aktivistë mjedisorë në Shqipëri thonë se po bëhet gjithnjë e më real shqetësimi për ndërtimet në zonën bregdetare pas rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura nga qeveria në janar të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco