Dështon raundi i dytë/ Gazeta austriake tallet me farsën e Ramës: Askush nuk do të bëhet president në Shqipëri

Dështon raundi i dytë/ Gazeta austriake tallet me farsën e Ramës: Askush nuk do të bëhet president në Shqipëri

20:30, 23/05/2022

Ashtu siç edhe pritej, duke parë zhvillimet e fundit politike gjatë javës që lamë pas, ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pa asnjë kandidaturë.

Edhe në seancën plenare të ditës së sotme, mbledhja e parlamentit ka zgjatur vetëm 3 minuta, duke u djegur në këtë mënyrë edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri është kthyer nga farsë në fyes dhe tallës.

Edhe pse kanë nisur raundet e votimit, asnjë emër nuk është shfaqur publikisht, ndërsa procesi po zhvillohet pa asnjë transparencë.

Teksa opozita e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një proces mafioz, gazeta e njohur austriake, Kurier është tallur me këtë situatë.

“Askush në Shqipëri nuk do të bëhet president,” është titulli i shkrimit të kësaj gazete.

“Shqipëria e ka ende një president deri më 24 korrik. Në këtë datë i mbaron mandati kreut aktual të shtetit shqiptar, Ilir Meta. Për momentin është jashtëzakonisht e pasigurt se kush do ta pasojë, sepse asnjë parti parlamentare nuk ka propozuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Afati i regjistrimit ishte dje, ditën e diel në ora 16:00.

Sipas procedurës aktuale, Presidenti i Shqipërisë zgjidhet në pesë raunde votimi. Seanca e Kuvendit është caktuar të hënën, kur duhet të zhvillohet edhe votimi i dytë. Për shkak të mosregjistrimit të kandidatëve, ky raund konsiderohet i pasuksesshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco