Berisha: Të rinjtë promotorët e lëvizjes! Do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre të bëhen realitet

23:24, 22/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim si kryetar i PD-së, pas një procesi transparent ku votuan mbi 43 mijë demokratë.

Berisha ka shprehur mirënjohjen e pakufishme për të rinjtë dhe është zotuar se do të bëjë gjithçka për të bërë realitet ëndrrat e tyre.

Kryetari i PD-së i është ndalur edhe te zotimi i tij pas 13 qershorit ku është pyetur nëse mund të rikthehej në krye të PD-së dhe se përgjigjja e tij ishte ‘never say never’.

Gjithashtu Berisha falënderoi edhe kandidatin Ibsen Elezin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij gjatë kësaj lëvizje kaq njerëzore e cila u finalizua me fitoren e PD-së.

Berisha: Mirënjohje e pakufijshme shkon për të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranoj se ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij ai është pafundësisht i detyruar të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrat e të tjerëve.

Më 13 qershor në këtë sallë, diku aty në qoshe, gazetarët pasi votava më pyetën, çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a parashikon Berisha ndonjherë të rikthehet në krye të PD-së dhe përgjigjja ime ishte ‘never say never’ dhe ndaj dhe unë do tu them sonte çdo të riu dhe të reje shqiptare, ‘never say never’, ne do të fitojmë.

Faleminderit shumë të gjithë komisionerëve, faleminderit Komisionit të administrimit të operacioneve zgjedhore, kryetarëve të degëve, Komisionit të Rithemelimt të PD-së ju falënderoi me mirënjohjen më të madhe ju, që e zbukuruat këtë lëvizje kaq njerëzore këtë fitore të PD-së, rroftë fitorja e PD-së.

Një falënderim të veçantë e kam për rivalin tim Ibsen Elezin, i cili është një demokrat i vërtetë me integritet, që zhvilloi një garë të qyetëruar. Faleminderit shumë të gjithëve ju. Mirupafshim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco