Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD me 41 mijë vota

Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD me 41 mijë vota

22:32, 22/05/2022

Lideri historik, Sali Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. 

Në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë. 

Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave. 

2532 të votave kanë shkuar për Isebn Elezi, ose 5.8%.

Të pavlefshme janë 328 vota. 

Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD. 

Deputetja e PD, Albana Vokshi shpalli rezultatet përfundimtare nga selia e PD. 

"është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco