VIDEO/ Përfshihet nga flakët ish-zyra e PD-së në Fier

18:51, 19/05/2022

Kati i fundit i një ndërtesë tre katëshe është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Fier.

Sipas informacioneve për SYRI-n, zjarri ka rënë në ish zyrat e vjetra të PD-së në lagjen 29 nëntori.

Zyrat kanë qënë të pabanueshme, nuk ka patur njeri brenda tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikset pas njoftimit të marr nga banorët.

Zjarri u shua dhe ka pasur vetëm dëme në disa orendi të vjetra që ka pasur brenda zyrës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco