VIDEO/ Klevis Balliu: Edi Rama shef i krimit në Shqipëri, Kuvendi i sotëm i gatshëm për t'u përballur me të

17:11, 30/04/2022

Klevis Balliu ish-deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij hyrëse ka përshëndetur të gjithë demokratët e ndodhur në Kuvend.

Ai është shprehur se tashmë filloi aksioni i opozitës së vërtetë e cila nuk zgjedh pazarin por përballjen e vërtetë.

Pjesë nga fjala e tij:

“Është privilegj që të ndodhem sot në Kuvendin e Partisë Demokratike, pasi në këto kohë ne kemi kaluar moment të vështira por gjithashtu kemi arritur të njohim njëri-tjetrin duke u takuar në çdo cep të Shqipërisë, jo për interesa po për të ringritur opozitarizmin e vërtetë të humbur në këto vite.

Për opozitën nuk ka nevojë vetëm Partia Demokratike, por e gjithë Shqipëria ndaj dhe kjo lëvizje nuk kufizohet nga interesat politike apo nga disa anëtarë. Sot nuk ka më një zonë blu apo gri, sot ka vetëm një zonë kuq e zi e cila përfaqësohet nga ato demokratë të cilët kanë luftuar për vite me radhë për tu përballur me qeverinë e Edi Ramës.
Qeveri kjo e cila thotë se nuk ka para për të rritur rrogat por kanë para për të bërë tendera 12 milionë euro për kolltuqet e ministrive, një qeveri e cila nuk ka para për të rritur pensione por ka mjaftueshëm para për t’i dhënë burrave të ministrave për t’i nxjerrë ata si investitorë stategjikë.

Të gjitha këto krime janë bërë vendit në kurriz të popullit shqiptar dhe prandaj sot nga këtu thelbi i këtij aksioni është orgazinimi i partisë demokratike për të mbrojtur qytetarët dhe për të shkuar në çdo derë apo zonë ku shkelen të drejtat e tyre dhe ku vidhen paratë e shqiptarëve. Asnjë aferë korruptive nuk kalon pa firmën e Edi Ramës ja shembulli i arrestimit të Saimir Tahirit, ku droga ende vazhdon të qarkullojë në vend pasi ai në krahasim me Edi Ramën është vetëm një cigare hashashi.

Shefi i madh i krimit të organizuar në Shqipëri është Edi Rama, ndaj edhe reforma në drejtësi të cilën kërkon ta shesë si drejtësi nuk është e tillë. Shqiptarët nuk gënjehen më dhe nuk mashtohen nga qeveria e Edi Ramës pasi ka larguar të rinjtë nga vendi ynë, ka vendosur taksa të larta në këto rroga të ulëta. 
Partia Demokratike sigurisht që nuk e ka çdo gjo të saktë apo nuk kemi bërë gabime apo kur kemi thënë anëtarësim në NATO e kemi mbajtur, apo liberalizimin e vizave e kemi arritur, kjo falë qeverisjes së Sali Berishës.

Ndaj sot edhe një herë mud të them që ky kuvend është nisja e një opozite e gatshme për tu përballur me qeverinë e Ramës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco