Berisha u premton pronarëve rikthim të pronave dhe kompensim me standardet e tregut

Berisha u premton pronarëve rikthim të pronave dhe kompensim me standardet e tregut

15:01, 30/04/2022

Në Kuvendin e 30 prillit lideri historik bëri publike dhe disa nga piketat e qeverisjes me të ardhur në qeveri ndërsa përmendi shifrat e KLSH-së sipas të cilave në 8 vite qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar 8.2 miliardë euro.

E para është administrata e vogël.

“Sot adminsitrata e shushunjave ka 220 mijë rrogëtarë, që të gjithë këta lukuni mbi supet tuaja, të ardhurat tuaja.  Premtoj administratë të vogël dhe efiçente”

Një premtim dhe për pronarët

Ne jemi themeluar si parti e pronës dhe e pronarëve. Nuk them se ka patur gabime e padrejtesi por respektimi i prones ka qene parim madhor. Por ne keto 8 vite janë rikthyer ligje që marrin standardin e 1946. Lejojnë dorën mafioze të pushtetit të konfiskojnë brigjet nga Velipoja tek Kepi i Stillës, në një akt të parë të gjitha këto do të anulohen.

Ju jap fjalën pronarëve shqiptarë se do të bëhet gjithçka për rikthimin e pronave të tyre dhe ku është e pamundur do të kompensohen jo me standardet e '46 por standardet e tregut të vitit kur ata do të kompensohen.

Në epiqendër mbështetjen për familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco