Mbërrin Berisha: Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe për PD-në

Mbërrin Berisha: Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe për PD-në

10:43, 30/04/2022

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka mbërritur në sallën e Pallatit të Kongreseve për punimet e Kuvendit Kombëtar.

Berisha shoqërohej nga bashkëshortja, Liri Berisha.

Atë e ka pritur drejtuesi i Kuvendit, Belind Këlliçi.

Për mediat, Berisha mbajti një deklaratë të shkurtër.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuar në këtë sallë, përshëndetje për mbi 40 e sa mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces. Përshëndetje të përzemërta për zgjedhësit shqiptarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD.

Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe, pas ditëlindjes së dytë të PD-së,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco