Ndryshimet në statut dhe Këshilli Kombëtar/ Ristani zbardh agjendën e Kuvendit të 30 prillit

Ndryshimet në statut dhe Këshilli Kombëtar/ Ristani zbardh agjendën e Kuvendit të 30 prillit

21:37, 28/04/2022

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani ka dhënë detaje nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit. 

Në 'Drejt' nga Luan Rama në RTV Ora, Ristani tha se PD në Kuvendin e të shtunës do të riformatohet. 

Ai tha se ndryshimet në statutin e PD dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë çështjet më të rëndësishme të Kuvendit. 

"PD u përfshi në një krizë shumë të thellë e dyta pas vitit 1997. Faktorët janë të njëjtë. U krijua një frymë autokratike brenda PD. Kriza filloi të zgjidhej me kuvendin e 11 dhjetor. Në kuvendin e 30 prillit PD do të riformatohet. Pas Kuvendit zgjedhim këshillin, më pas kryetarin dhe kryesinë. Ndryshimet në statut dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar janë çështjet më të rëndësishme të Kuvendit", u shpreh Ristani.

Gjithashtu, grupi i Rithemelimit do t'i propozojë Kuvendit Kombëtar caktimin e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. 

Dy janë datat e mundshme kur demokratët do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e PD, 21 ose 22 maj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco