Kryemadhi uron Abazoviç: Aspirojmë BE-në, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur

Kryemadhi uron Abazoviç: Aspirojmë BE-në, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur

21:24, 28/04/2022

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka ururar Dritan Abazoviç pas zgjedhjes së këtij të fundit kryeministër i Malit të Zi.Kryemadhi shkruan se si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur.

"Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi. Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian.

Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona."-shkruan Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco