Vishaj: Në shkollën e Magjistraturës kemi fëmijë të grupeve kriminale

Vishaj: Në shkollën e Magjistraturës kemi fëmijë të grupeve kriminale

21:21, 28/04/2022

Avokati Sajmir Visha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka hedhur akuza të rënda në lidhje me drejtësinë e re.

Visha është shprehur se në Shkollën e Magjistraturës janë futur fëmijë të anëtarëve të grupeve kriminale, që janë të dënuar për trafik droge, vrasje apo edhe akuza të tjera të rënda.

‘Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar 15 studentë që ishin fëmijë të gjyqtarëve apo prokurorëve’, tha Sajmir Visha, duke komentuar një vendim të djeshëm të KLGJ-së.

Vishaj tha se, ‘jam kundër këtyre që fitojnë shkollën e Magjistraturës me listë nga administrata’.

‘Në shkollën e magjistraturës kemi fëmijë të grupeve të strukturuara kriminale. Kjo është skandal. Në kuptimin shkollës, janë ata që na bënë reformën e drejtësisë.  

Kanë pasur baballarët, trafikantë droge, vrasës, apo për akuza të tjera të rënda.

Ne nuk e kemi një sitë kontrolli’, theksoi në fjalën e tij në ‘Çim Peka LIVE’, avokati Sajmir Visha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco