Gjokutaj: U përball me grupe kriminale pranë pushtetit! Procesi ndaj Elisabeta Imerajt jo i rregullt

21:05, 28/04/2022

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv shkarkimin e prokurores Elisabeta Imeraj.

Gjokutaj deklaroi se procesi nuk ka qenë i rregullt ndërsa theksoi se Imeraj është një prokurore model.

Sipas avokatit nuk ka qenë e thjeshtë për një prokurore femër si Imeraj që të përballej me grupe kriminale pranë pushtetit.

"Nuk flitet për një proces të rregullt ligjor por presion i hapur për interesa. Nuk mund të ketë diametralizma të tillë. Imeraj është një prokurore model.

Nuk është e thjeshtë që një femër si Elisabeta Imeraj të përballet me grupe kriminale pranë pushtetit.

Të heqësh njerëz të tillë nga sistemi i drejtësisë nuk është normale.”-deklaroi Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco