Meta uron Abazoviç: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh do fuqizohen më shumë

Meta uron Abazoviç: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh do fuqizohen më shumë

20:37, 28/04/2022

Presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç pas zgjedhjes së këtij të fundit si kryeministër i Malit të Zi.

Meta shkruan në rrjete sociale se është shpresëplotë se marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Meta shprehet se progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje.

Statusi i Metës
Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco