Rama uron Abazoviç: Të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve

Rama uron Abazoviç: Të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve

20:32, 28/04/2022

Kryeministri Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Malit të Zi. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se askush nuk e kishte besuar deri dje se në Ballkanin me 6 shtete, në 3 prej tyre do të kishte kryeministër shqiptar.

Më tej Rama shkruan e tani është radha e kryeministrave që të japin provat si ndërtues urash për paqe dhe mirëqenie për të gjithë.

Postimi i Ramës
I lumtur që @DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco