Balliu: Të shtunën miratojmë ndryshimet e Statutit! Sali Berisha është shumicë

Balliu: Të shtunën miratojmë ndryshimet e Statutit! Sali Berisha është shumicë

20:08, 28/04/2022

Deputeti demokrat ka komentuar në emisionin ‘Frontline’ situatën në kampin blu. Balliu e ka konsideruar Kuvendin e 30 prillit si më seriozi dhe koherenti me zhvillimet politike që po ndodhin në vend.

“Kuvendi i 30 prillit bëhet në bazë të Statutit ku do të bëhen ndryshimet në të. Është një nga Kuvendet më seriozë dhe koherentë me realitetin politik në vend.

Çdo demokrat, deputet të bëjë detyrën e tij duke parë pjesë në të i cili ka për mision organizimin e partisë kundër qeverisë.”-tha Balliu.

Balliu theksoi se Sali Berisha ka shumicën ndërsa shtoi se ai është një institucion që ka mbrojtur interesat kombëtare.

“Kuvendi nuk u shty për 6 marsin. U shty sepse ka pasur një kërkesë të tillë. Nuk e shtyjmë dot pafundësisht. PD duhet të ketë institucione e kryetar. Flasim për çështjen e shumicës. Është vërtetuar që Berisha ka shumicën.

Pse vazhdojmë merremi me këtë. A mundet Rama me nje pakicë. Nuk ka sens logjik e politik. Berisha është institucion, një Facebook mbroi kufijtë e Kosovës. Nëse Berisha është shpallur non grata se ka denoncuar, ka mbrojtur interesat tona kombëtare, turp për ata."- tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco