Negociatat/ Nesho: Shqipëria e paplotë në sytë e BE! Rama pjesë e iniciativave serbo-ruse

19:49, 28/04/2022

Diplomati Agim Nesho komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv vizitën e komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi në Tiranë. Nesho deklaroi se për çështjen e integrimit në BE Rama përpiqet të justifikohet se është Maqedonia e Veriut ajo që na pengon, por në fakt të dyja vendet kanë pasur pengesat e tyre.

Më tej Nesho theksoi se Shqipëria ka qenë shumë më keq nga plotësimi i standardeve për integrimin në BE krahasuar me Maqedoninë e Veriut.

"Rama përpiqet të justifikohet sikur është Maqedonia e Veriut sikur na pengon, në fakt të dyja vendet kanë pasur pengesat e tyre. Shqipëria në ndonjë rast ka qenë shumë më keq nga plotësimi i standardeve nga Maqedonia e Veriut. Pavarësisht se çfarë iniciative merr Shqipëria në sytë e Perëndimit është e paplotë."-tha Nesho.

Sa i përket Ballkanit të Hapur Nesho tha se Rama nuk ka prodhuar asnjë politikë në 9 vite që do i siguronte një status të veçantë Shqipërisë ndërsa shtoi se ai i është bashkangjitur iniciativave serbo-ruse.

“I është bashkangjitur iniciativave serbo-ruse për të mbajtur pushtetin me disa qarqe të tjera që mendon se Ballkanit i nevojitet një kompromis i tillë.

Iniciativa e Ramës ka të bëjë me Vuçiç që të krijojë një zonë të hapur ballkanike të tregut duke patur parasysh që Serbia është pjesë e euroazisë.

Pjesë e një familje ku interesat ruse mund të shtrihen dhe në rajonin tonë.”-tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco