Vrasësi shqiptar në Londër/ Motra e viktimës akuzon Sekretaren britanike Priti Patel

Vrasësi shqiptar në Londër/ Motra e viktimës akuzon Sekretaren britanike Priti Patel

11:10, 11/04/2022

Londër - Motra e një gruaje që u vra nga një i panjohur ka thënë se Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel nuk po i jep përparësi trajtimit të dhunës ndaj grave.

Shqiptari Koçi Selamaj u dënua me burgim të përjetshëm pasi sulmoi  Sabina Nessa-n në një park në juglindje të Londrës në shtator 2021. Ai e goditi vazhdimisht znj. Nessa në kokë me një trekëndësh metalik  trafiku dhe më pas e mbyti atë. Nessa, 28 vjeçe, ishte mësuese në një shkollë fillore.

Image

Viktima Sabina Nessa.

Motra e viktimës, Jebina Islam e ka kritikuar Sekretaren e Brendshme Patel për "mungesë mbështetjeje".

Sekretarja Patel kishte postuar në Twitter se “Sabina Nessa humbi jetën për shkak të veprimeve të tmerrshme dhe të pashpirt të një njeriu që me të drejtë tani është pas hekurave. Ndërsa nuk mund ta di se si ndihen familja dhe miqtë e Sabinës, shpresoj që dënimi i sotëm t'u sjellë atyre një ngushëllim të vogël, duke e ditur se ky djall përbindësh është përballur me drejtësinë."

“Si Sekretare e Brendshme, lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është thelbësore për planin tim të goditjes së krimit dhe unë po bëj gjithçka me pushtin që kam për të ndëshkuar autorët, për të mbrojtur publikun dhe për t'i bërë rrugët tona më të sigurta për të gjithë", kishte shkruar Sekretarja.

Por zonja Islam iu përgjigj duke thënë:

“Ju nuk e dini se çfarë po kalojmë ne si familje dhe të jem e sinqertë, as që keni marrë mundimin të na pyesni që nga vdekja e motrës sime. Mungesa e mbështetjes nga vetvetja dhe Boris Johnson, thjesht e tregon se sa “e rëndësishme” është për ju, të dënoni dhunën mashkullore”.

Image

Motra e viktimës.

Zyra e Sekretares së Brendshme tha se nuk do të komentonte.

Shqiptari Selamaj u burgos në Old Bailey me një dënim minimal prej 36 vjetësh.

Image

I dënuari Koçi Selamaj

Shqiptari që vrau mësuesen e shkollës fillore në Londër, dënohet me burg përjetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco