Plagoset kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Plagoset kancelari i Gjykatës së Elbasanit

22:29, 10/04/2022

Sapo ka dalë nga kafja ku po qëndronte, është qëlluar me një levë në trup, duke marrë disa plagë.

Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, vetëm 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Burime nga uniformat blu, thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen muzeale ‘Kala’.

Ai ka qenë duke konsumuar një kafe dhe kur ka dalë jashtë saj, është sulmuar me leva, duke u goditur në disa pjesë të trupit.

Autorët e paidentifikuar duket se kanë dashur vetëm ta paralajmërojnë Sulkuqin, duke shmangur goditjen në kokë.

Kancelari i gjykatës ka shkuar për të marrë ndihmën e parë në spital, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar sulmuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco