Zyrtare/ Këta janë kryetarët e rinj të PD në Fier, Fushë Krujë dhe Selenicë

Zyrtare/ Këta janë kryetarët e rinj të PD në Fier, Fushë Krujë dhe Selenicë

21:03, 10/04/2022

Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrat e rinj të kryetarët të tre degëve ku u votua sot.

Me anë të parimit ‘një anëtar, një votë’, demokratët në Fier, Fushë Krujë dhe Selenicë votuan për të përzgjedhur krerët e 4 viteve të ardhshme.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në tre degët e PD Fier, Selenicë dhe F. Krujë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00.

Pas numërimit  të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD shpallen si më poshtë vijon:

1. PD Fier, z. Rrapi Gjika me 56% të votave

2. PD Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 76% të votave

3. PD Fushë-Krujë, rikonfirmohet z. Agron Loka me 92% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit ‘një anëtar një votë’, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco