‘Basha po e përdor për pazar’/ Peka: Komisioni për inceneratorët, rruga drejt bashkëqeverisjes

20:30, 15/02/2022

Moderatori Çim Peka, i ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Kristafin, ka hedhur dritë edhe mbi komisionin e inceneratorëve që po drejtohet nga opozita, ku sipas tij Basha me ndihmën e ambasadores Yuri Kim po e përdor për të arritur një bashkëqeverisje me Ramën.

Sipas Pekës, nëse hetimi i komisionit për inceneratorët orientohet në drejtim të Veliaj atëherë kemi një akord mes Ramës, Kim dhe Bashës për bashkëqeverisje dhe Rama shpëton nga Veliaj, por nëse Rama reziston, atëherë hetimi i komisionit orintohet drejtë zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, ku Rama përfishet direkt dhe krijohet një presion më i madh për të.

Peka: Ka një zhvillim interesant për Komisionin e Inceneratorëve, ku nga njëra anë Basha me ndihmën e ambasadores Yuri Kim po i jep jehonë shtyrjen e afatit për drejtimin e hetimit për inceneratorëve, nga ana tjetër, ata që do hetojnë aferën e inceneratorëve, drejtësia e kapur, Basha shkon dhe voton zgjatjen e afateve të vetingut të atyre gjykatësve që nuk kanë hetuar aferën e inceneratorëve.

Komisioni i inceneratorëve është më shumë se këmbëngulje e Bashës dhe ambasadores Kim që ka heshtur prej dy vitesh, megithëse dosja ishte publike, për të nxjerrë para ligjit shkelësit dhe abuzuesit, është presion ndaj Ramës për të pranuar bashkëqeverisje me Bashën.

Komisioni i inceneratorëve në finale do ketë një kurban, çështja është nga cila anë do shkojë, nësë do shkojë nga Ahmetaj ku përfshihet Rama drejtpërdrejtë apo nga ana e Veliajt çfarë nuk e përfshinë direkt Ramën por i heq edhe një problem si Veliaj. Do të shikoni në të ardhmen se nga do të orientohet hetimi, po u orientua nga ana e bashkisë kemi bashkëqeverisje dhe është arritur akordi mes Bashës, Kim dhe Ramës për bashkëqeverisje.

Shpëtohet Rama dhe shkohet në bashkëqeverisje nëse Rama këmbëngul për mos bashkëqeverisje, Basha është i gatshëm për çfarë do qi ti ofrosh nuk thotë jo ai, nëse ka rezistencë nga Rama për bashkëqeverisje atëherë hetimi do shkojë në drejtim të Ahmetaj, për të shkuar më pas te Rama.

Edhe afera më e madhe në këto 30 vite po përdoret për një marrëveshje politike. Që të mos habiten shqiptarët se çfarë po ndodh me komisionin e inceneratorëve, edhe pse dosja ishte publike edhe para zgjedhjeve edhe pse me këto para u blenë zgjedhjet. Ky komision po përdoret për presion për qeverisjen e nesërme të pas 6 marsit.

Nëse Rama bie dakort për bashkëqeverisje, hetimi shkon në drejtim të Veliajt. Nëse Rama reziston, hetimi shkonë në drejtim të Ahmetaj dhe presioni do jetë më i madh për Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco