Xhaferri: Erion Veliaj prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare...

11:42, 21/05/2024

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferi, pjesëmarrës në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, teksa rikujtoi martesën mes dy vajzave të ndodhur dy ditë më parë në tarracën e bashkisë, u shpreh se Erion Veliaj, tashmë prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare.

Tirana sot ndahet në 3 kategori qytetarësh.

Janë qytetarët e lirë, që jeni pikërisht ju këtu sot, janë ata që flenë gjumë dhe është kategoria e tretë e qytetarëve, që janë drejtorët e bashkisë që janë nëpër burgje.

Ndërsa shpresojmë që këtë kategori të tretë, ta rrisim, sepse kolegët e Erion Veliajt, mësynë në Bashkinë e Tiranës dhe ujësjellësit.

Ata kolegët e nderuar të Erion Veliajt inkurojojnë të bëjnë punë dhe të tregojnë se vërtet janë zgjedhur aty me taksat tona , dhe duhet një orë më parë të procedojnë penalisht Erion Veliaj.

Të gjithë u revoltuam këtë fundjavë sepse u martua një çift vajzash dhe u pa sikur po vjen fundi i familjes shqiptare, por unë mendoj se Erion Veliaj ka 8 vjet që e shkatërron familjen shqiptare.

E shkatërron sepse e ka lënë pa çerdhe dhe pa shkolla, e shkatërron sepse e ka lënë pa asnjë hapësirë të gjelbërt publike ku familja mund të shkojë, e shkatërron sepse ka larguar gjithë të rinjtë ... sepse nuk blejnë dot më një apartament në këtë qytet dhe ky është shkatërrimi i familjes shqiptare.

Kjo është nisja dhe përfundimi i shkatërrimit të familjes.

Boshatisja e këtij qyteti nga ata që duhet të ishin këtu për ta lulëzuar këtë qytet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco