Grida Duma në 'Zonë e Lirë: 'Foltorja' është pisllëk

Grida Duma në 'Zonë e Lirë: 'Foltorja' është pisllëk

21:42, 26/11/2021

Pas deklaratës shokuese në mbledhjen e Kryesisë ku znj. Duma deklaroi se nuk kishte problem po të shkatërrohej PD, sot vjen bomba e radhës ku ajo deklaroi se Foltorja është një pisllëk që Basha nuk do e bënte kurrë.

Nga ana tjetër ajo shtoi gjithashtu se nuk beson asnjë sondazh dhe se Berisha është minorancë brenda PD ndërkohë që ajo dhe Basha kanë shumicën.  

Znj. Duma nuk pushon kurrë së surprizuari. Para disa vitesh ajo u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të disa SMS-ve plot me dashuri - urrjetje që ajo shkëmbente me Ervin Salianjin gjatë një seance parlamentare ku “qaheshin” hallet e popullit. 

Të cilat SYRI nuk mund t’i publikojë për arsye etike.  

Sidoqoftë pas këtyre deklaratave që vijnë nga pastërtorja e PD, 'Foltorja' duhet medoemos të reflektojë thellë për higjenen dhe etikën...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco