‘Foltorja’/ Berisha betohet para kurbinasve: Socialistët këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç

‘Foltorja’/ Berisha betohet para kurbinasve: Socialistët këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç

18:19, 26/11/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër se çdo demokrat do e ketë garancinë që të kandidojë për kreun e PD por ai s’mund të t'u thotë demokratëve, ‘po iki tani mirupafshim’.

Gjithashtu Berisha u betua para kurbinasve se me ndihmën e zotit, socialistët do e kenë në parlament deri sa të bëhet 95 vjeç.

Berisha: Dua tju garantojë se do ketë një garë të ndershme për secilin që do ketë dëshirë të garojë, por unë smund t’ju them ju tani mirupafshim, por do ju them që do luftoj bashkë me ju deri në ditën e fundit të jetës sime. Siç e dini ua pata thënë në parlament socialistëve se këtu do më keni deri sa të bëhem 85 vjeç. Tani po ua them nga këtu para ju burrave dhe grave të Kurbinit se, me ndihmën e të madhit zoti, po u betohem se këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatitet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco