VIDEO/ Ilir Meta: Kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në në zgjedhjet e 13 tetorit?

VIDEO/ Ilir Meta: Kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në në zgjedhjet e 13 tetorit?

21:19, 22/11/2021

Presidenti Ilir Meta rrëfeu prapaskenat e bisedimeve me Lulzim Bashën, kryetar të PD, për të zhvilluar zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019. 

Meta tha se gjithçka ka ndodhur pasi ai kishte vendosur zhdekretimin e datës 30 qershor, me kërkesë të Lulzim Bashës, për të shmangur përplasjet e dhunshme në protestën e 8 qershorit 2019. 

Por edhe pse Basha kërkoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai nuk e regjistroi PD-në në KQZ, për datën e dekretuar nga Meta në 13 tetor të atij viti.

Në Çim Peka Live Meta i drejtoi një pyetje Lulzim Bashës se kujt i shërbeu duke mos e regjistruar PD-në në këto zgjedhje.

"Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar PD në zgjedhje? Bojkoti i Bashës edhe më 13 tetor që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron me bojkotin e 4 anëtarëve të PS në KQZ që organizuan zgjedhje antikushtetuese të 30 qershorit. 

Unë, vendosa t'i jap një rrugëdalje opozitës që kishte hyrë në qorrsokak, duke evituar përplasjen e njerëzve në rrugë, qëllimi im ishte të bëheshin zgjedhje. Datën 13 tetor e ka zgjedhur Basha vetë, dhe përfaqësuesit e opozitës 

Gjykova që për hir të së ardhmes europiane të vendit, për të shmangur gjakderdhjen dhe përplasjen mes shqiptarëve, të shtyja zgjedhjet vendore. Datën 13 tetor 2019, si datë të re e caktoi z.Basha", u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco